Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ishte gëzim i jashtëzakonshëm”, Mourinho zgjedh Tiranën si kujtimin më të bukur

Nuk ka kaluar më shumë se një muaj që nga largimi i tij nga Roma, por Jose Mourinho ka ende fjalë të ëmbla për ekipin roman. Në të mirë dhe në të keq, Roma për të mbetet një etapë në karrierë që i ka dhuruar emocione të forta:

“Kujtimet më të bukura në karrierë janë shumë, të bukura dhe të shëmtuara. Nëse më duhet të zgjedh një kujtim të bukur them trofeun e fundit të fituar. Nuk ishte trofeun më i rëndësishëm që kam fituar, por nga dimensionet që përfaqësonte, për gëzim që solli, them Conferencë League fituar me Romën në Tiranë.

Sigurisht edhe kujtimet e shëmtuara janë shumë, dy gjysmëfinale Champions League të humbura me penallti, një finale Europa League të humbur po ashtu me penallti, atë e humbëm sepse ashtu e kishte vendosur arbitri(i referohet finales me Romën kundër Sevijas), u shpreh Mourinho duke bërë në fund edhe një koment për Daniele De Rossin:

“E dëshiroja kundër isha tek Inter, edhe kur isha te Real Madrid, por ishte e pamundur. Dëshiroja edhe Tottin tek Inter, pavarësisht moshës që kishte, por ishte e pamundur. Këta janë gjithnjë ata tipe lojtarësh që do kisha dashur t’i kisha në skuadër”, u shpreh Mourinho.