Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

YIHR-ja i drejtohet Konjufcës, kërkon shkarkimin e Duda Baljes dhe Labinotë Demit

 
   

Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut i ka kërkuar kryetarit të kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca shkarkimin e dy deputeteve Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi nga pozitat e tyre në komisionet për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Sipas të dhënave, YIHR-ja ka quajtur diskriminuese deklaratat e tyre ndaj komunitetit LGBTIQ+.

Gjatë takimit të komisionit me shoqërinë civile të thirrur nga Duda Balje me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” ne u përballëm me homofobi dhe diskriminim ndaj komunitetit LGBTIQ+ nga zyrtare publike.”.

Sipas tyre, Duda Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+.

Duke përdorur argumentin e “mendimit personal, “Duda Balje ka injoruar faktin se funksionet publike, veçanërisht ato në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kujdesen për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të çdo individi, pavarësisht orientimit seksual apo çfarëdo përkatësie tjetër”.

Deklarata shpifëse dhe diskriminuese sipas YIHR-së vazhduan edhe nga deputetja Labinotë Demi Murtezi.
“Labinotë Demi Murtezi që presente në këtë takim, publikisht deklaroi që “PERSONAT LGBTIQ+ TRANSMETOJNË SËMUNDJE”, deklaratë të cilin e kemi dëgjuar edhe më parë nga ajo në seancën parlamentare të 16 marsit të vitit 2022.”

Tutje, kjo inciativë tha se Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi nuk mund të përfaqësojë objektivitetin dhe pavarësinë e një komisioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Homofobia dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Një herit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ ,”thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.