Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blinken javën e ardhshme viziton Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, teksa theksoi edhe arsyen e vizitës.

“Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Tags: