Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Politikani serb tallet me Bërnabiqin: Sa herë mendoj që s’mund të thotë diçka më neveritëse, më demanton

 
   

Dragan Gjilas, udhëheqës i partisë “Liri dhe Drejtësi” në Serbi, i ka reaguar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Kjo e fundit deklaroi se do të dorëhiqej nëse dikush do të kërkonte një investigim ndërkombëtar, shkruan Danas.

Duke shkruar në “X”, Gjilas është tallur me Bërnabiqin, duke shkruar se “sa herë mendon që ajo nuk mund të thotë diçka më të neveritshme”, ajo ia vërteton të kundërtën.

“Sa herë që mendoj se është e pamundur të them diçka më të neveritshme apo më budalla se ajo që ka thënë Ana Brnabiq – ajo më mohon.” – shkroi ai në “X”.