Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se projekti për “Banimin e Përballueshëm” po jetësohet.
sipas VV-së, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.
“Çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme”, shkroi VV-ja, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se në këtë projekt do të eliminohen getot dhe kjo do të jetë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës.