Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radoniq takoi sot shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Davenport

Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Temë e këtij takimi ishte angazhimi aktual i KQZ-së në drejtim të finalizimit të harmonizimit të akteve nënligjore, me theks të veçantë Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gjithashtu, Radoniqi e Davenport biseduan edhe lidhur me ndihmën e OSBE-së për KQZ-në në përgatitjen e softuerit, i cili do të shërbejë për një numër të madh të operacioneve zgjedhore.

Kryesuesi i KQZ-së, falënderoi OSBE-në për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në fushën e zgjedhjeve dhe për KQZ-në.

Radoniqi njoftoi shefin e misionit të OSBE-së se KQZ është angazhuar intesivisht edhe për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe se pas veirfikimit, KQZ do të informojë të gjitha palët, përfshirë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.