Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Meritonit i kam dhënë dashuri sa kam dashur”- Meri Shehu: E kemi shqyer! Me Romeon kam lënë një dush, ndërsa djali i zemrës është…

Astrologia Meri Shehu është një nga banoret e nominuara për këtë javë së bashku me Gazin dhe Ilnisën.

Gjatë një diskutimi për “gjyqin publik”, ajo tregoi raportet me të gjithë banorët e shtëpisë, ndërsa veçoi si me interesantin atë me Meritonin, për të cilin tha se ka dhënë dashuri dhe e ka puthur sa ka dashur.

Ndërsa Rozën, Meri u shpreh se pret që të ketë më tepër afrimitet në të ardhmen, ndërsa Fationi tha është njëri i zemrës që nuk dëshiron ta humbë.

“Meritonit i kam dhënë dashuri sa kam dashur, e kam puthur më ka puthur. Jemi bërë këtu… e kemi shqyer, madje edhe martesat nuk dhanë aq shumë puthje sa dhashë unë. Publikut duhet ta shënojë jo se unë jam një femër që jap puthje, jap dashuri dhe kam shkrirë akujt e këtyre njerëzve që mund të kenë marrë nga unë, por nuk ma kanë kthyer me atë monedhe.

Edhe me Rozën, ajo nuk tha ndonjë gjë as të mirë as të keqe. Mbrojti Ilnisën se e ka më shumë shoqe, jam dakord! Por edhe Roza ka pasur rolin e vet kundër meje, por tashmë e ka gjetur se mund të jetë më afër meje dhe besoj se do jetë më afër meje në të ardhmen.

Për Romeon nuk po flas se kemi lënë një dush pastaj. Fationin e kam djalin e zemrës që nuk dua ta humb për asnjë arsye”, tha astrologia para banorëve.