Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Lediona Xheladinaj ditën e sotme teksa po bisedonte me Vesën në oborrin e shtëpisë ka treguar se ditën e djeshme e ka vërtetuar që Meritoni shoqërinë e përdor për lojë.
Ajo u shpreh se ka dje ka votuar pro dasmës së tyre vetëm që të shikojë fytyrën e vërtetë të moderatorit, i cili sipas saj ai është i pabesë dhe nuk është besnik ndaj shoqërisë.
“Nuk e kam ngatërruar asnjëherë marrëdhënien e Meritonit me Ilnisën, ta shikoj për shkak të debateve që kam pasur me Ilnisën. Unë e kam thënë edhe atje ku duhet, fakti që unë kam ngritur të dyja duart dje për dasmën e tyre thjeshtë për ta parë besnikërinë e tij me shoqërinë. Shumë prime janë bërë ky me persona të tjerë dhe ky asnjëherë nuk ka reaguar se thotë shoqëria, shoqëria, shoqëria. Dje ka treguar shumë mirë se sa besnik është ndaj shoqërisë. Unë atë që doja e arrita. Aty tregoi që ky shoqërinë e përdor për lojë dhe është i pabesë ndaj tyre. Kaq më mjaftoi mua.”– tha Lediona.