Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Zbuloni perimet që përmirësojnë shëndetin tuaj

Ekspertët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në zbulimin e lidhjes së ushqimeve dhe erëzave me zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma dhe artriti.

Sipas tyre, frutat, perimet dhe drithërat janë natyralisht të aftë të luftojnë inflamacionin dhe të mirëmbajnë peshën e trupit.

Mbipesha është problematike për kyçet, sipas informacioneve të AgroWeb.org.

Për çdo 500 gramë të humbur, pesha e gjurit lehtësohet si të kishit humbur 2 kilogramë.

Ushqimet Që Lehtësojnë Dhimbjet e Artritit

Ndonëse nuk ka një ushqim specifik që mund të përshkruhet si magjik kundër dhimbjeve, një regjim i shëndetshëm ushqimor bën ndryshim në organizëm.

Brokoli Dhe Lakrat

Këto perime janë të dobishme në ngadalësimin e progresit të sëmundjes. Ato janë të pasura në ushqyes, vitamina dhe minerale që u bëjnë mirë kyçeve dhe zbusin dhimbjen.

Peshqit

Salmoni, peshku ton, trofta dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin. Sipas agroweb eshqit duhen ngrënë dy tre herë në javë. Në të kundërt, duhet të merrni suplementë të omega-3.

Hudhra

Hudhra, qepët dhe preshi përmbajnë përbërës që luftojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë artritin.

Sipas të dhënave, këto përbërës, kufizojnë ndjeshëm aktivitetin e enzimave që dëmtojnë kyçet.

Vitamina C

Antioksidantët tek vitamina C ngadalësojnë avancimin e sëmundjes, thonë ekspertët. Studimet thonë se njerëzit që marrin suplementë të kësaj vitamine të rëndësishme janë 11 përqind më pak të rrezikuar nga artriti dhe sëmundjet e ngjashme.

Përveç suplementëve, vitaminën C mund ta merrni nga shumë fruta dhe perime të ndryshme. Këtu përfshihen luleshtrydhet, kivi, ananasi ose pjepri.

Megjithatë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, rekomandohet kujdes në konsumin e suplementëve. Shqetësimet janë kryesisht të fokusuara tek doza e tyre.

Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të marrë doza të larta të suplementëve. Dozat nuk duhet të jenë më të larta se 65 ose 85 miligramë, sepse nëse merrni doza më të larta të kësaj vitamine jeni më të rrezikuar nga gurët në veshka.