Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Uran Ismaili tregon si u prish koalicioni me Përparim Ramën në Komunën e Prishtinës

 
   

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka dhënë detaje rreth prishjes së koalicionit e bashkëqeverisjes me LDK-në në Komunën e Prishtinës.

Ismaili tha se kohëve të fundit kanë patur kërkesa që me koalicionin të ketë një koordinim më të madh, kërkesa këto që, sipas Ismailit, u shpërfillën.

Ai tutje u shpreh se pastaj erdhi seanca e Badovcit, gjë për të cilën ai ka qenë kundër që nga koha e Shpend Ahmetit.

“Realisht ne kemi qenë një koalicion dy vjet me LDK-në në Prishtinë, koalicion i cili u bë pas një kërkese që m’u drejtua mua nga ana e kryetarit Rama por edhe e LDK-së. Në atë kohë pata vendos që të jem pjesë e koalicionit, dhe kam dërgu një ekip jashtëzakonisht të mirë, një ekip që për herë të parë e kemi deleguar një nënkryetare grua. Kryeqyteti mendoj se është vonu që nuk ka patur deri atëherë nënkryetare grua, ndoshta dhe kandidat për kryetare grua dhe kam patur dëshirë që të vendosim një mendësi progresive. Po ashtu, kam dërgu edhe pesë drejtorë të tjerë, një qeverisje 50/50 pra 50 kanë qenë gra dhe 50 kanë qenë burra. Shumica e tyre kanë qenë më të rinj se unë, kanë qenë djem dhe vajza të rinj, të cilët kanë dashur të japin një impuls pozitiv një energji dhe dinamizëm në komunë. Për dy vite Prishtina ka parë një angazhim tonin jashtëzakonisht të madh, aq se kemi mundur brenda sektorëve. Por kohëve të fundit ne kemi patur disa kërkesa në vazhdim me koalicionin që ta kemi një llogaridhënie pak më të madhe, një koordinim më të madh, dhe nuk u përfillën. Kanë qenë kërkesa që ta kemi një koordinim paraprak para votimit të pikave. Vinin pikat shumë shpejt, shumë pika”, tha Ismaili,].

“Unë kam një ekip shumë të ri dhe në Asamble është një ekip shumë i ri dhe është mentalitet dhe mendësi e re. Asambleistat e PDK-së që janë aty nuk duan të vijnë në një pozitë që çojnë dorën dhe janë ‘makinë votash’ duan të kenë debat, mundësi dhe me pas kohë për me debatu dhe të njëjtit kërkojnë llogaridhënie edhe prej meje. Kur të njëjtit kërkojnë llogaridhënie prej meje normal se kërkojnë edhe nga partneri i koalicionit dhe kjo nuk u arrit. Pastaj erdhi kjo seanca për Badovc. E mira është që Prishtina ne na ka ‘ba hesap’, unë e kam patur një fushatë jashtëzakonisht të mirë, por nëse unë jam aty me votën e qytetit atëherë do të kërkoj nga ti me pru më të mirën. Erdhi seanca e Badovcit dhe unë kam qenë prej politikanëve të parë ndoshta që kam fol kundër Badovcit në kohën e Shpendit. Nuk morëm pjesë në seancë si një sinjal i mjaftueshëm për me kuptu që nuk është çështje që duam të përfshihemi dhe nga ana tjetër nuk mendojmë se duhet me kalu. Pritëm edhe një mendim nga MAPL, por në realitet ne e pamë që edhe me MAPL u krijuan probleme të mëdha, të njëjtit herë binin mendime pozitive dhe herë negative”, deklaroi Ismaili.