Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e ekonomistit dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve, RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë në vendngjarje! Ç’ndodhi në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku ekonomisti i një firme ku përpunohen inerte është vrarë me armë zjarri, ndërsa është plagosur pronari.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea raportohet se kanë shkuar në vendngjarje në ndihmë të policisë vendore që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Krimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Gurez. Ekonomisti i firmës me iniciale S. M, rreth 70 vjec, ka humbur jetën, ndërsa është plagosur pronari me iniciale A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.