Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës ka një kërkesë për qytetarët

Sot do të izolohet zona rreth objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”. Kështu ka njoftuar Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Izolimi po bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarë të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

0800 112 33 ose 0800 112 44