Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

35-vjeçari tenton të vjedhë vajzën/ Kërcënon me pistoletë një person

Policia ka parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri në Skrapar.

Një person i maskuar dhe i pajisur me pistoletë, tentoi t’i vidhte celularin një shtetaseje.

Një 53-vjeçar ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje, por autori e ka kërcënuar.Pas njoftimit nga qytetarët, blutë kapën 35-vjeçarin në afërsi të një përroi në fshatin Çepan, ku tentoi t’u shmangej shërbimeve të Policisë.

I riu me iniciale B. K. rezulton si person i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për krime seksuale.

“Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar, në territorin e fshatit Çepan, ku u njoftuan se një shtetas i maskuar dhe i armatosur rrezikonte jetën e qytetarëve, duke i kanosur dhe vjedhur, është finalizuar operacioni policor i koduar “Momenti”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në fshatin Buz, Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

35-vjeçari, i maskuar dhe duke kërcënuar me armë zjarri pistoletë, ka tentuar t’i vjedhë celularin, një 28-vjeçareje. Ai gjithashtu ka kanosur për jetën, një 53-vjeçar që ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje.

Pas njoftimit nga qytetarët, blutë kapën 35-vjeçarin në afërsi të një përroi në fshatin Çepan, ku tentoi t’u shmangej shërbimeve të Policisë.