Profesori universitar në Paris Nezik Kraki, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Kraki tha se vizita e Blinken në Tiranë është një lajm i mirë, por që tha se duhet të keni parasysh se në konferencën e përbashkët me Ramën, ky i fundit do Të flaës 10 minuta për Kosovën.
Madje, ai me ironi tha se “Uroj që zoti Blinken t’ia kërkojë Ramës njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Postimi i plotë
Lajm i mirë vizita e Blinken në Tiranë por një gjë ta keni parasysh.
Në konferencën për shtyp pas takimit Rama Blinken, Edi Rama do flasë 10 minuta për Kosovën.
Nga 10 minutat, 9 do jenë me kritika e akuza ndaj Kosovës për veprime të ngutshme në veri dhe 1 minutë do jetë në stilin « i ftojmë palët të rikthehen në dialog».
Uroj që zoti Blinken t’ia kërkojë Ramës njohjen e pavarësisë së Kosovës.