Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Zonat veriore dhe qendrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të paraqiten zonat jugore

Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova

Orët e paradites në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me rrebeshe të izoluara shiu, situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku pritet përmirësim i dukshme i kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajror do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Për sa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi permanent.