Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati serb flet për planin e atentatit ndaj Kurtit: Kur vjen puna te ekzekutimi i një…

 
   

‘Plan për atentat nga Serbia për të vrarë Albin Kurtin’.

Kështu raportuan mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në Kosovë, që bëjnë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup, mbrëmjen e të premtes.

Nga vizita e tij në Maqedoninë e Veriut Albin Kurti deklaroi se nuk u ndje i kërcënuar pas raportimeve që u bënë në media të ndryshme se kishte pasur një kërcënim me jetë dhe tentative për atentat  ndaj Kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë avokati Çedomir Stojkoviç në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se interesi i Rusisë është që të nxis konflikt në Ballkan.

Sipas tij për këtë ai po përdor Serbinë pasi kjo e fundit është qeveri pro-ruse.

“Kur vjen puna te ekzekutimi i një figure politike, shkon përtej besimeve tona. Nëse ecim me instinktet tona, mund të nxisim konflikte.  Duhet të bëjmë lëvizje bazuar te faktet. Interesi i Rusisë është që të ndikojë  në këtë zonë dhe të krijojë konflikt. Interesi i Rusisë është që të përdor një qeveri pro-ruse siç është Serbia për të dhënë ndikimin e saj”-tha ai.