Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk do e linte kurrë vetëm vajzën 2-vjeçe”/ Tezja e 27-vjeçares bën akuzën e fortë: Mbesën time e ka vr arë Altin Çoku

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku dyshohet se 27-vjeçarja Sibora Abedini, e cila i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Në një intervistë në media, tezja e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku pretendon se mbesa e saj nuk është vetëvrarë, por aludoi se e kanë vrarë persona të tjerë.

Ndërsa hedh akuza ndaj Altin Çokut, i cili u arrestua si i dyshuari që publikoi foton e saj intime në rrjete sociale

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë kanë ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’I ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë I bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe nuk e di çfarë ndodhi. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.