Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë për dallim nga viti paraprak.
“33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 kanë paguar qytetarët dhe bizneset krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.
Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd.
Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.
Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit” shkruan Hoti në reagim.