Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti kritikon Qeverinë për rritjen e pagesave të tatimit në pronë: Vendim absurd në kulmin e krizës së inflacionit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Ai është shprehur se gjatë vitit 2023 qytetarët kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë se me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Këtë vendim Hoti e ka quajtur absurd, pasi që është në kulm të krizës nga inflacioni dhe krizës energjike, ku e kanë dyfishuar koston e jetës.