Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ibishi: Sipas shërbimeve të inteligjencës ka pasur tentim-atentat ndaj Kurtit dhe opozitarit serb

 
   

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se shërbimet e inteligjencës e kanë konfirmuar se ka pasur tentim-atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe opozitar serb,  Dragan Gjilas.

Sipas Ibishit, këto plane për atentat ndaj Kurtit – sa ishte në Shkup – pasojnë nga mbledhja së Këshilli të Sigurimit në OKB dhe ndikimit që ka pasur kjo mbledhje.

“Mirëpo një është deklarimi i Policisë, mirëpo ata më shumë merren me manifestimin kur ndodhë rasti, kurse shërbimet e inteligjencës e kanë konfirmuar se ka pasur plan për atentat ndaj kryeministrit dhe ndaj një lideri opozitar serb, Dragan Gjilas.

Vjen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, edhe impakti që pati gjithë ajo. Normal edhe qëndrimi me zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në pjesën ligjore. Dhe ekstremistët serbë në bashkëpunim me ulura-djathtistët maqedonas dhe pro-rus kanë bërë përgatitet e duhura… s’ka qenë një eskortë e zakonshme… kam pasur informacione se ka pasur tentonim për këto dy personalitete, Kurtin dhe opozitarin serb, që është në ndeshje të vazhdueshme për shkak të protestave…”, ka thënë Ibishi.

Ibishi ka theksuar se janë në rrjedha të kërcënimeve që i bëhen lidershpit kosovar.

“Ne jemi në rrjedha të atyre kërcimeve që i bëhen ndaj lidershipit nga Kosovë nga ekstremistët serbë, direket nga rrjeteve sociale. Por, edhe direkte, në kuptim të asaj që ato po përçohen në forma të ndryshme. K pasur kërcënime edhe ndaj kryeministrit,e dhe ministrit të Brendshëm e kryeparlamentarin… po edhe ata që janë kryetarë të komunave në veri, edhe për këtë ka pasur të dhëna të verifikuara”, ka shtuar më të tej Ibishi.