Nëse nuk keni pemët tuaja ose një shitës në treg që t’i besoni, është e vështirë që të siguroheni nëse jeni duke blerë mollë të freskëta ose të importuara. Përveç shijes, mollët humbasin edhe vlerat e tyre ushqyese teksa qëndrojnë për një kohë të gjatë, ndaj duhet t’i kontrolloni përpara se t’i blini.
Kërcelli është treguesi më i mirë i freskisë. Nëse molla ka qëndruar për një kohë të gjatë, që është rasti më i zakonshëm me ato të importuara, kërcelli do të jetë kafe i errët, i thatë dhe do të këputet lehtë. Por nga ana tjetër, nëse është e freskët, do të duhet të luftoni për ta hequr kërcellin nga fruti. /vizionplus.tv