Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ishte duke pastruar armën e gjahut, 54-vjeçari qëllon veten

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosmaç, teksa 54-vjeçari ishte duke pastruar armën

Një 54-vjeçar në Vaun e Dejës ka përfunduar sot në spital, pasi është vetëplagosur me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosmaç, teksa 54-vjeçari ishte duke pastruar armën, e cila ishte me leje. Sipas policisë, i plagosuri u dërgua në spital, teksa arma që përdorej për gjah u sekuestrua.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. N., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.