Banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, teksa po bisedonte me disa nga banorët ka folur më shumë për jetën e saj personale.
Ajo ka treguar se mami saj është shumë e bukur dhe djemtë e ngacmojnë atë në rrugë, ndërsa tha se iu kthehej keq djemve që i hidhnin fjalë të ëmës.
“Kur dilnim me mamin kështu dhe… Mami im është një femër shumë e bukur edhe dëgjoja që i hidhnin fjalë andej tak-tuk dhe iu thosha o mamin tim ti, a e din se çfarë të bëj unë apo jo. Kam qenë e çmendur që e vogël. A e din se çfarë të bëj? A e din se kush jam unë apo jo? Mami më thoshte ‘afrohu këtu moj Rike’. Ja kam nxirë jetën mamit edhe kur kam qenë e vogël”– u shpreh Rike.