Bilall Sherifi nga Nisma Soocialdemokrate ka reaguar pas debatit të sotëm në Komisionin për Siguri.
Sherifi thotë se është shturje totale kur ‘shesin’ mend për blerjen e armëve në vitin 2024.
Sipas tij, disa deputetë nga ky komision po paraqiten më patriot se edhe dëshmorët.
Postimi i plotë:
Të shesësh mend për blerje të armëve, në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët në Kosovë i kanë sjellë kur ato paguheshin me jetë, me gjak, me gjymtyrë, dhe jo me Euro, përbën shthurje totale!
Nuk po arrijnë dot t’i shërojnë komplekset e tyre për t’u paraqitur më patriot edhe se dëshmorët!
Kjo tregon shumë për ketë regjim të dëshpëruar nga dështimet!