Gazetari Arian Çani tha në një studio televizive se pritet që pilotë ukrainas të vijnë e të stërviten në bazën në Kuçovë.
Ai tha se një gjë e tillë do e përfshinte drejtpërdrejtë Shqipërinë në luftën që po zhvillon Ukrainë me Rusinë.
“Në mars do të inaugurohet baza Kuçovës. Thonë që duke qenë se në këto momente Ukraina është në ngërç, ndërsa Rusia po përparon atje, ky është një lajm që nuk duhet parë me gëzim, pritet që pilotë të Ukrainës që në këto momente po stërviten në baza të NATO-s në Greqi, të vijnë e të stërviten këtu.
Bëhet fjalë për pilotë të F-16, ku Ukraina po merr në këto momente ca nga Holanda, ca nga Franca e nga vende të tjera, pritet të mblidhen diku te 100 avionë F-15.
Pilotët ukrainas pritet të stërviten në Kuçovë, nuk e di sa lajm i mirë apo i keq është ky, por kjo në një farë mënyrë e përfshinë Shqipërinë drejtpërdrejtë në luftë”,-tha Arian Çani.