Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Një konflikt ndëretnik në pjesën veriore të Kosovës”, gazetari zbardh detaje mbi hetimet e policisë për grafitet

 
   

Gazetari Vehar Isufi, ishte i ftuar në një studio televizive për të folur grafiteve të cilat u shkruan në muret e katër komunave veriore në Serbi.

Isufi tha se ende nuk ka asnjë të arrestuar për shkrimin e këtyre grafiteve ndërsa shtoi se mbrëmjen e djeshme ato ishin fshirë nga disa persona të paidentifikuar. Nisur nga kjo gazetari shprehet se kadyshime se mund të jetë një konflikt ndëretnik.

“Hetimet janë duke vazhduar, por ende nuk kemi asnjë të arrestuar. Duhet të them se mbrëmë këto grafite u fshinë nga disa persona të cilët janë shfaqur në katër komunat veriore.

Më duket se këtu kemi një konflikt ndëretnik në pjesën veriore të Kosovës, sepse kemi të bëjmë me dy grupe, të cilët në fakt i kemi një grup i cili punon në institucione të republikës së Kosovës dhe për të njëjtët grupe të brigadës së veriut dhe mbrojtjes civile të cilët dyshohet se janë të afërt me të kërkuarin dhe terroristin i cili ka marrë përsipër sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiçin, janë duke pasur luftë se cili grup do të marrë kontrollin në komunat veriore”,-tha gazetari.