Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Trajtimet natyrale me portokalle për pastrimin dhe tonifikimin e lëkurës

Fytyra është pjesa më e ekspozuar e trupit ndaj çdo faktori të jashtëm.

Për këtë arsye edhe kujdesi ndaj saj duhet të jetë sa me delikat dhe efikas.

Për të pasur një fytyrë sa më të hidratuar dhe të shëndetëshme AgroWeb.org ju këshillon disa maska të thjeshta me portokall që do ta bëjnë fytyrën tuaj të shkëlqejë.

Siç e dini portokalli përban sasi të mëdha të vitaminës C që ndihmon në zbardhjen dhe shkëlqimin e fytyrës.

Për të zbuluar të gjithë të mirat që ofron ky frut ndiqni këshillat tona si më poshtë.

Për tonifikimin e lëkurës

Gjithçka që ju duhet të bëni për tonifikimin e fytyrës tuaj është të prisni një fetë portokall.

Filloni duke larë fytyrën me ujë të nxehtë për të hequr çdo papastërti dhe thajeni me kujdes.

Më pas prisni një fetë portokall  dhe me të lyeni të gjithë fytyrën.

Mbajeni këtë maskë për 15 minuta më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Kjo metodë do ta zbusi dhe tonifikojë fytyrën tuaj në pak minuta.

Këshillohet të përdoret shumë nga personat me fytyrë të yndyrshme pasi do të ulë prodhimin e saj në fytyrë.

Për një lëkurë më të bardhë

Jo vetëm portokalli edhe lëkurat e tij janë një burim i madh të mirash për fytyrën tuaj.

Vendosni disa feta portokalli të thahen në diell për disa ditë dhe pasi të jenë tharë plotësisht grijini ato me rende.

Do të përfitoni një pluhur të hollë në formën e pudrës.

Përzieni këtë pluhur me qumësht në sasi të barabarta dhe kur të jetë formuar një pastë të trashë.

Vendoseni këtë maskë në të gjithë fytyrën dhe mbajeni për 20 minuta.

Më pas mund ta lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Kjo përzierje funksionon shumë mirë për fytyrat që kanë probleme me aknet nëse përdoret rregullisht çdo ditë.

Për pastrimin e thellë të lëkurës

Përzieni  2 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë lëng portokalli me një lugë sheqer.

Përziejini mirë këto tre përbërës  dhe vendosini në fytyrë duke e masazhuar me lëvizje rrethore në të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Fërkojeni mirë në fytyrë deri sa sheqeri të shkrijë, pa ushtruar shumë forcë.

Pasi të keni përfunduar lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe hidratojeni.

Për fytyra të yndyrshme

Grini katër feta portokall në një mikser dhe shtojini gjysmë luge turmerik dhe shafran.

Pasi të keni miksuar mirë të gjithë përbërësit aplikojeni në fytyrë dhe lërëni të veprojë për 20 minuta.

Përdoreni këtë maske tre herë në javë për të ruajtur balancën e fytyrës tuaj.

Për fytyra normale dhe të thata

Përzieni 2 lugë gjelle lëng portokalli, një lugë mjaltë dhe një lugë vaj kokosi.

Mbajeni në fytyrë për 10 minta dhe masazhojeni me lëvizje të avashta rrethore.

Më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe thajeni me kujdes.

Këtë maskë aplikojeni në fytyrë çdo ditë në mënyrë që të hidratojë dhe zbardhë lëkurën tuaj, raporton AgroWeb.org.