Buqetat me lule janë të mrekullueshme, por zgjasin pak. Këtë vit bëni dhuratën e bimëve në vazo që të dashurit tuaj t’i shijojnë për shumë vite, duke bërë që kujtimi i Shën Valentinit të zgjasë shumë më gjatë se një buqetë me lule të prera.
Anthurium me gjethe në formë zemra, çfarë do ishte më romantike. “Bima e dashurisë”, quhet ndryshe.
A nuk është ideale për 14 shkurt? Një lule zemër, e mbjellë në një vazo të mrekullueshme të pikturuara, filxhanë kafeje, kontejnerë të improvizuar nga materiale të ricikluara dhe më shumë, do të jetë e vështirë t’i rezistosh.
Bimë e përshtatshme për fillestarët ose njerëzit që udhëtojnë shpesh. Në rast se po pyesni nëse bima juaj do të mbetet me një gjethe edhe pas vitesh rritjeje, përgjigja është po. Kjo është për shkak se bima është e rrënjosur si një prerje gjethesh pa një syth tjetër për rritje të mëtejshme. Mund të gjeni varietete me ngjyrë të verdhë ose të bardhë periferike për një efekt edhe më mbresëlënës.
Si mund të mungonte Orkideja. Është një nga bimët tropikale më të njohura për t’u bërë dhuratë njerëzve tuaj të dashur, pasi simbolizon bukuri, elegancë, forcë dhe sharm të rrallë. Grekët e lashtë i lidhnin orkidet me pjellorinë dhe emri i tyre ka një referencë të qartë për organet gjenitale mashkullore. Përveç kësaj, besohet se lulja ekzotike i dërgon asaj një mesazh joshjeje./vizionplus.tv