Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lulzimi nuk kthehet më”/ Avokati Tomë Gashi flet për rastin, jep detaje për të pandehurit!

 
   

Një ngjarje e rëndë kishte tronditur vendin pasi një i ri kishte humbur jetën pas një sulmi brutal nga disa persona.

Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçar, po trajtohej në njësinë e mjekimit intensiv në QKUK pas sulmit brutal.

Ai kishte ndërruar jetë në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda të shkaktuara nga goditjet e forta në kokë.

Derisa sot, janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Për këtë ka reaguar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, i cili ka kritikuar drejtësinë duke thënë mjerë Kosova për drejtësinë që ka.

Sipas tij, po të kishte sistem normal të drejtësisë vrasësi duhet të ishte në burg e Lulzimi gjallë.

Shkrimi i plotë:

Mjerë Kosova…

Të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut të moshës 18 vjeçare sot janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Shtetit.

Mjerë Kosova çfarë drejtësie ka.

Njëri prej tyre sipas raportit të Policisë para kësaj vrasjeje ka pas 10 vepra penale super të rënda nga tentim vrasja deri te lëndimet e rënda trupore që ju ka shkaktuar të dëmtuarëve, mbajtje të armëve pa leje e një mori veprash tjera të dhunshme penale.

Po qe se do të kishim sistem normal të drejtësisë atëherë ky do të duhej të ishte në burg e Lulzimi do të ishte gjallë.

Prokuroria normale e një shteti normal do të duhej të hapte hetime për të vërtetuar përgjegjësinë e secilës hallkë të drejtësisë që qëllimisht apo rastësisht kanë dështuar që mos të kemi më viktima si Lulzimi të cilit ja këputen jetën në moshën 18 vjeçare në mënyrë mizore .

Luli nuk ngjallet më po ata që kanë faj për lëshimet që i kanë bërë nuk e kanë vendin në sistemi tonë të kalbur juridik.

Mos harroni fëmija i juaj mund të jetë Luli i ardhshëm nëse nuk reagoni!

Mos reagimi i bie si të jeni bashkëpjesëmarrës në vrasje të një engjulli 18 vjeçar që ju do ta harroni shumë shpejt nëse kështu vazhdoni.

Marre!