Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Albin Kurti, shpresa e fundit” – Kjo është shuma marramendëse që pagoi mërgimtari për përmendoren e kryeministrit

 
   

Sabahudin Uka, me nofkën “Polaku”, mërgimtari nga Podujeva ka përgatitur një përmendore për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai do ta zbulojë përmendoren më 14 shkurt.

Zbulimi do të bëhet më 14 shkurt, gjegjësisht nesër, në Peran të Podujevës.

“Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores që ka përgatitur Sabahudin Uka për Kurtin.

Gazeta ka biseduar me familjarë të mërgimtarit, të cilët bënë me dije se kostoja totale e përmendores është 50 mijë euro.

Familjarët kanë bërë të ditur se përmendorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo që ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.

Sipas tyre, përmendorja ka pasur të zbulohet më 28 nëntor, mirëpo është shtyrë meqë me atë datë të vitit që shkoi u ngrit përmendorja në Podujevë.

“Polaku” në bazë të informacioneve publike, jeton në Spanjë.