Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vendos Qeveria, banesa e konfiskuar i jepet për strehim 11 vjeçares që ishte viktimë e trafikimit

 
   

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar me qëllim të strehimit të viktimës së trafikimit, e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares.

Banesa prej 100 metra katrorë do të jepet në shfrytëzim për të dhe familjen e saj.

Kryeministri Kurti tha se kjo dëshmon përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e viktimave, sidomos të atyre që janë viktima të dhunës.

“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar me sipërfaqe prej 100 metra katrorë për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares. Përmes veprime të këtilla, ne edhe një herë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanërisht për viktimat e dhunës”.

Ndërkaq, Ministrja Haxhiu tha se banesa e konfiskuar do të jepet për shfrytëzim për një periudhë 5 vjeçare, duke mos specifikuar lokacionin dhe detajet e tjera, siç tha ajo për arsye sigurie.

11-vjeçarja dyshohet se gjatë vitit 2022 është dhunuar nga pesë persona në Prishtinë dhe gjatë vitit 2023 sipas dyshime ishte dhunuar përsëri në strehimoren në të cilën po rehabilitohej.