Personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Durrës pasi e goditën me thikë është Halil Koka.
Ai u godit me thikë nga autori i dyshuar, Ilir Koçilja dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 4 rreth orës 12:30. Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehja e saj me qëllim kapjen e autorit. Një dëshmitar tregoi ngjarjen.
“Autori po e ndiqte të plagosurin dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë afër koshave të mbeturinave.
Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur”, tha dëshmitari.