Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Qytetarët do të paguajnë nga taksat e tyre për 20 vitet e ardhshme”, PD tregon detaje nga padia në ‘Kushtetuese’ për projektin e Portit të Durrësit

Partia Demokratike ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese për projektin e Portit të Durrësit. Lidhur me këtë Eno Bozdo anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha anët dhe se qytetarët do të paguajnë për këtë port nga taksat e tyre për 20 vitet e ardhshme.

Ai tha se kjo është një aferë që cedon, ndërsa theksoi se nuk mund të konsiderohet si investim strategjik kur 94% shkon për ndërtim dhe vetëm 4% për hoteleri. Sipas tij është një projekt banal që nuk mund të quhet turistik në të cilin shprehet se që në që në fillim hyjmë me një bilancë 1.5 mld euro që duhen zbrazur nga taksapaguesit.

“Këmbëngulja e jashtëzakonshme për portin e Durrësit për shkak të rëndësisë që ai port ka për Shqipërinë, për shkak të kësaj gjëmë që qeveria po i gatuan vendit, këmbëngulje që kjo është grabitja e shumë shekujve bashkë, për shkeljen flagrante të ligjeve, për korrupsionin që shpërthen nga të gjitha anët, prona më e vlefshme e shqiptarëve i jepet mikut të kryeministrit, këmbëngulje për atë që shqiptarët do paguajnë për zhvendosjen e portit, pra të gjitha këto e bëjnë ulëritëse këtë aferë.

PD e ka denoncuar shumë herë por konferenca e djeshme e shtypit është për të treguar se sa seriozë jemi ne në këtë çështje, se si do të humbim1.4 mln euro në një llogaritje të parë dhe në 20 vitet e ardhshme secili nga shqiptarët duhet të paguajë për ndërtimin e një porti të ri kur ai aktuali është dhe kjo vetëm për tu pasuruar një njeri. Mendoj se kjo është afera më e rëndë që kemi dëgjuar ndonjëherë dhe për qytetin e Durrësit ku është zgjedhur që në atë qytet të ndërtohet një tjetër qytet i ri. Kjo bëhet në një territor shumë të vogël në të njëjtin qytet, cedon nga të gjitha anët dhe besoj se jemi në të drejtën për të kërkuar nga organet që ta hetojnë këtë.”

Më tej ai shtoi se propaganda qeveritare ajo që ajo thotë duket sikur shqiptarët mund ta gëlltisin kollaj por nuk është kështu.

“Është propaganduar si një projekt turistik por në të vërtetë ai është që 94% shkon për ndërtim dhe një projekt ku 94% shkon për tulla dhe llaç dhe vetëm 4% për hoteleri nuk mund të quhet një projekt turizmi. Ky është një projekt banal dhe pas tij qëndron mekanizmi i pastrimit të parave. Është shumë e qartë mekanizmi që ndodh pas kësaj. Për momentin ekspertët e PD dhe departamentet e saj juridik, ekonomik janë mëse të mjaftueshëm për një analizë paraprake.

Nuk është aferë që nuk do na kushtojë është një pistë që mendohet të jetë i lidhur me të gjitha rrugët infrastrukturore. Përveç kësaj kemi falur taksën e ndërtimit dhe atë të ndikimit në infrastrukturë që shkon në 230 mln euro dhe në fund atë që qeveria vë 80 hektarë tokë minimalisht 400 mln euro. Kundërshtohet se përbën një faturë të madhe për taksapaguesit shqiptarë ajo që qeveria fal dhe merr mbrapsh duke futur në ekuacion dhe portin e ri ka një vlerë mesatare 1.5 mld euro dhe hyjmë me një bilancë 1.4 mld euro të cilat duhen zbrazur në vitet në vijim nga taksapaguesit shqiptarë dhe këtu nuk kemi përllogarit kostot që do vijnë nga arbitrazhi që janë 160 mln euro të tjera dhe kostot e tranzitimit.

Porti Durrësit që do ndërtohet në rastin më të mirë mund të ndërtohet brenda 7 vitesh dhe në këto vite zhvendosja e tyre të gjitha kontratat do shkojnë në portet konkurente që janë Selaniku dhe Kotorri dhe duhet të kuptojmë se porti i ri do duhet të rihyjë në treg për kontrata të reja dhe në këtë mënyrë do kërkojë kohë, pra është si një biznes i ri. E gjithë kjo për çfarë bëhet, këtë e bëjmë që miku personal i kryeministrit Alabar të hyjë në një investim me 160 mln euro nga të cilat vetëm 80 mln ka të vetat të tjerat i merr në bankë dhe të dalë me fitim dhe si mund të trajtohet ky si investim strategjik kur vetëm 4% do jetë hoteleri. Është shkelur ligji për prokurimeve publike, është shkelur kushtetuta marrëveshja e stabilizim asocimit që i kërkon qartazi qeverisë shqiptare për të hapur tregun.”, tha Bozdo.