Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

DETAJE/ VRASJA me th*kë në Durrës, viktima nipi i ish-ministrit, dëshmitari: E ndiqte me vrap!

Personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Durrës pasi e goditën me thikë është nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, shkruan a2.

Ilir Koçilja, 34-vjeç është autori i vrasjes në Durrës të Halil Kokës, autori është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.

34-vjeçari rezulton se është shoqëruar më parë pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

Rrëfimi i dëshmitarit:

Dëshmitari: Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur.

Detaje nga sherri:

Sherri mes dy fqinjëve nisi për një vend parkimi, por duket se viktima dhe autori kanë pasur një sherr për çështje borxhi. Familjarët kanë deklaruar në polici se autori, Arben Kocilja, u kishte një borxh.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.