Në veri të Mitrovicës janë vendosur disa grafite me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Grafite të ngjashme janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Profesori universitar Kolë Krasniqi, vendosjen e grafiteve e ka parë si veprime strategjike.
Krasniqi ka shkruar që këto shkrime kanë për qëllim komprometimin ndërkombëtar të aparatit shtetëror të Kosovës.
Përmes këtyre veprimeve synohet ngritja e unitetit të frymës politike të komunitetit serb që jeton në Kosovë, thotë Krasniqi.
“Shkrimi i parullave dhe vendosja e grafiteve te shumta ne pjesën veriore të Kosovës, janë veprime strategjike që kanë për qëllim komprometimin ndërkombëtar të aparatit shtetëror të Kosovës, duke i nxitur ne vazhdimësi organet tona shtetërore për ndërmarrjen e masave te nevojshme ligjore – për ruajtjen e rendit dhe te qetësisë publike si dhe rivendosjen e rendit juridik, te cilat masa po propagandohen nga qarqet e caktuara serbo – ruse si “dhunë sistematike e policisë së Kurtit ndaj komunitetit serb ne veri. Përmes veprimeve te tilla, padyshim se synohet qe te ndikohet edhe në ngritjen graduale te unitetit dhe të frymës patriotike te komunitetit serb qe jeton në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.