Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi numëron dështimet e Qeverisë Kurti për periudhën 3 vjeçare

 
   

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka marrë mesazhe të rënda në histori nga ShBA-ja.

Duke kritikuar Qeverinë në përiudhën trevjeçare të Qeverisë Kurti, Krasniqi e ka quajtur shqetësuese gjendjen në marrëdhënien ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Në përiudhen 3 vjeçare të Qeverisjes Kurti, Kosova ka marrë mesazhet me të rënda në historinë e saj nga SHBA-ja, situatë kjo e cila flet shumë gjendjen shqetësuese në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

Më poshtë po i nënvizoj vetëm disa prej tyre që janë aktuale;

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovën.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien:

Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba: Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier: Në masën që qeveria është e përgjegjshme për gjërat që ne besojmë se janë të rëndësishme dhe të cilat besojmë se e avancojnë trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, rrit partneritetin tonë. Në masën që qeveria nuk përgjigjet kjo ndikon në cilësinë e partneritetit tonë

Në Këshillin e Sigurimit ishte hera parë që aleatët e Kosovës na kritikuan.

#3Vjetshkatërrim