Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se si mazhorancë e kanë marr në konsideratë dhe se do ta shqyrtojnë me shumë kujdes reagimin e ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të pas vendimit për ndalimin e dinarit.
Ai ka thënë se pavarësisht këtyre deklaratave, nuk beson që mund të ketë shkëputje të partneritet me ShBA-në.
“Ky është prej politikanve me ndikime dhe shume i rëndësishëm në politikbërjen në Amerikë dhe një deklaratë e tillë natyrisht që e marrim dhe e konsiderojmë si të rëndësishme dhe e shqyrtojmë me kujdes. Por nuk mendoj që duhet ta lejojmë vetë të themi që do të shkëputet një partneritet me ShBA-në sepse nëse mendoj që me nj shtet që kemi raporte më shumë se sa partneritet zyrtar janë ShBA. Në këtë drejtim edhe kundërshtimet e ndryshme që vinë për proceset që në udhëheqim në Kosovë, ato i marrim dhe i shqyrtojmë me seriozitet. Edhe në këtë drejtim edhe i kemi marr dhe po i shqyrtojmë me seriozitet”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së ka thënë se me rregulloren e re të BQK-së nuk ka qenë qëllimi që të ndalet qarkullimi i dinarit sa i përket kanaleve zyrtare, por që të parandalohet krimi dhe shantazhet, qëllim ky për të cilin tha se është njoftuar edhe ShBA.
Ai konsideron se reagimet e ndërkombëtareve mund të merren si mesazhe që të kihet kujdes që të mos përsëriten trazira si në të kaluarën ne veri dhe jo si mesazhe kërcënuese që mund të prishen partneritete.
“Ne as një rrethana nuk kemi thënë që dinari nuk do të jetë ne qarkullim sa i përket kanaleve zyrtare por nuk do të jetë mjetë pagese. Konsideroj që edhe mesazhin nga ana e Qeverise e kanë marr edhe ShBA-të që ka për qëllim të luftoj krimin dhe gjitha shantazhet e ndryshme që i ka përdoru lista serbe përmes këtyre mjeteve të pa deklaruara në të kaluarën. Një gjë e tillë ne kemi përgjegjësi para qytetarëve dhe pasta edhe vetë si institucione që të interesohemi që në plotëni ligjet e Kosovës të jenë të zbatueshëm, të mos cenohet Kushtetutshmëri e vendit dhe as integriteti territorial i Kosovës. Sa i përket kundërshtimeve të ndryshme që na vijnë i shqyrtojmë dhe i marrim me seriozitet dhe në as një rrethana nuk lëviz as kjo qeveri por nuk besoj që i shkon dikujt në mend që të bëjë hapa të tillë që po mundohet në opinioni me u krijuar që të prishet një partneritet”, deklaroi ai.
“Kur vijnë disa reagime të ndryshme nga miqtë tan i kuptojmë ato si jo ndërhyrje por si mesazhe që të kujdeset që të mos krijohet ndonjë rast i ngjashëm i protestave edhe i shtyrjes i disa proceseve veç që janë të dyja vendet. Vetëm në këtë drejtim mundemi me pa këtë kundërshtim dhe as një anë mesazh që po ndërprehet ndonjë partneritet me ShBA-në dhe shtet e tjera”, u shpreh ai.
Korenica ka thënë se Qeveria e Kosovës është në koordinim të plotë me ndërkombëtaret për çfarë do vendimi që merr.
Sipas tij, koordinimet me ta janë të përditshme.
“Roli i opozitës është që të krijoj opinion që të kritikoj nga një pozicion që ata e shihni si jo të duhur të qeverisë, por që unë ju them me bindje të plotë që koordinimet janë të përditshme. Takimet janë të përjavshme të mos themi që për çdo ditë po ndodhin ato. Këto kritika nuk qojnë peshë në kuptimin e argumente sepse nuk qëndrojnë si të tilla. Qeveria e Kosovës është në vazhdimësi në kontakt me partneret, me miqtë tanë të cilët po e ndihmojnë Kosovën në të gjitha proceset integruese. Për disa hapa duhet të jemi të vetëdijshëm që për interes të Kosovës mund edhe të na kushtojnë por që jemi të gatshme që ti tejkalojmë ato”, ka thënë ai.