Visar Ymeri thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i merr seriozisht kërkesat e aleatëve.
Ai thotë se nëse SHBA-ja suspendon bashkëpunimin me Qeverinë, përparimi në arenën ndërkombëtare do të jetë i cunguar.
“Mendoj që Kryeministri Kurti duhet t’i marrë shumë seriozisht këto kërkesa të partnerëve të Kosovës dhe të veprojë në bashkëpunim e bashkërendim të plotë me ta në çështje të tilla të rëndësishme.
Nëse ShBA suspendojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës siç e thotë O’Brien dhe siç e ka thënë më herët Hovenier, atëherë ecja e Kosovës përpara si në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në zhvillimet e brendshme do të jetë jashtëzakonisht e cunguar”, thotë Ymeri