Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pak respekt o njeri”! Çmimi i madh i Big Brother VIP zbret në 80 mijë euro për shkak të Eglës, ‘plas’ sherri mes banorëve (Video)

Çmimi i Big Brother VIP Albania 3 ka zbritur nga 100, në 80 mijë euro me vendim të Vëllait të Madh pas prishjes së rregullave të lojës.

Egla vendosi të lërë sfidën e fermës, çka i kushtoi 20 mijë euro minus çmimit të madh. Egla u arsyetua se nuk mund ta përballonte, ndërsa banorët nuk e pritën aspak mirë.

“Banorë, Egla ka vendosur të dalë nga ferma . Ferma që do qëndrojë e hapur dhe ata që do ju përkushtohen më shumë kafshëve deri të premten, do të fitojnë imunitet. Lojërat dhe sfidat nuk merren me seriozitet nga ana juaj, në vijim do të ketë penalizmi”-thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.

Kjo gjë ka acaruar banorët të cilët kanë kritikuar Eglën për veprimin që mori, duke dëmtuar të tjerët.

Megjithëse ajo kërkoi të futej vetë në sfidë, ka qenë po ashtu vendimi i saj për të prishur sfidën.

Pjesë nga debati:

Egla: Jam jashtë limiteve fizike të mia

Juli: Ti kërkove me shku vet, ti e bën këtë për faktorizim dhe për atë nominim. Të rrish atje dy orë dhe të ulësh 20 mijë euro moj Egla nuk janë pak.

Egla: Nuk e dija aq të rëndë more burrë dhe e dyta nuk më pëlqeu ajo që pashë. Nuk e dija.

Juli: Pak respekt more njeri

Françeska: Ti prishe lojën e gjithë njerëzve për veten tënde, je shumë kot. Lute me shku dhe bën budallallëqe.

Lediona drejtuar Sarës: Si ia lejuat të jua prishte lojën?

Egla: Po ik ore se u sëmura

Lediona: Ke bërë një gabim shumë të madh.

Egla: Mirë, faleminderit!

Lediona: Ke bërë një gabim shumë të madh dhe për nominimin bëhet çdo gjë.

Meritoni: Po rri një natë unë dhe vjen kjo prish çdo gjë.

Lediona: Është në nominim prandaj do ta prishte lojën, prandaj ju thash mos ia jepni votën.