Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Armend Muja thotë se në Qeveri s’ka më ryshfet

 
   

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka arritur suksese, teksa tha se shteti ka qenë i kapur.

Ndër tjerash Muja deklaroi se kanë arritur ta zhdukin ryshfetin në administratë publike dhe qeveri.

“Sa i përket tenderëve, në administratën publike në Qeveri. Për herë të parë nuk ka praktika të marrjes së ryshfetit për shërbime esenciale”, ka thënë Muja.

Por gazetari Viktor Buzhala i tha atij se korrupsioni i lartë ka qenë në tendera dhe jo në ryshfet për shërbime esenciale.

“Asnjë mekanizëm nuk është ndërtu për tri vjet kundër kësaj strukture”, ka thënë Buzhala.

Por Muja ia kthehu se “nuk ka praktikë të dokumentuar të ndonjë keqpërdorim të detyrës zyrtare”.