Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të raportojë lidhur me dialogun me Serbinë.
Mbledhja pritet të nis rreth orës 09:00.
Ky do të jetë rendi i ditës:
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Rendi i ditës
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 29.01.2024;
3. Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024;
4. Raportim i Zëvendëskryeministrit të parë z. Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë;
5. Të ndryshme.
Vendi: C203Koha: 09:00
Ndryshe dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes platformës ‘X’ ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve.