Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka vdekur Beqir Kransiqi.
I ndjeri kishte përjetuar tmerrin me sy në fshatin Pastasel, kur forcat serbe kishin masakruar 106 qyetetarë.
Ai më vonë u bë edhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri duke dëshmuar në Tribunalin e Hagës.
Postimi në Facebook:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Beqir Krasniqit nga fshati Pastasel, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.
Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasel, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri.
Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.
U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit!
Ngushëllime familjes Krasniqi!
Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!