Si çdo të enjte, astrologe Meri Gjini u mirëpirt në emisionin “7pa5” nga moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Në rubrikën “Pyetje për Meri Gjinin”, astrologes i ka ardhur një pyetje nga një nënë e shqetësuar për djalin e saj, të varur nga kanabisi. Nëna nga Tirana shprehet se djali bën 30 vjeç në 19 prill dhe është në lidhje me një vajzë të datëlindjes, 26 nëntor 2003. Nëna është e shqetësuar a do vazhdojë kjo marrëdhënie dhe a do heqë dorë i biri nga lëndët narkotike.
Lexo edhe :
Related Posts
Bashkimi i hënës me jupiterin, Meri Gjini: Kjo shenjë duhet të ndryshoj punë, të papriturat e fundjavës
“Djali ka saturnin te peshqit dhe marsin aty. Tendenca për të mos hequr dorë nga gjërat që nis është shumë e fortë. Ndryshimet e personalitetit të tij do jenë të ndjeshme në moshën 31-32 vjeçare. Djali do ketë zhvillime të forta të personalitetit dhe nëna do jetë më e qetë.
Ky djalë është shumë inteligjent dhe ka patur një lidhje shumë të fortë me nënën e tij. Nuk e di ku mund të ketë devijuar, që e ka bërë shumë të vështirë komunikimin. Duhet t’i rikthehen komunikimit.
E ka marrë shumë seriozisht jetën personale. Me këtë saturn që ka, do përpiqet të krijojë një status që do i qëndrojë viteve. 31 vjeç do jetë tendenca për tu qartësuar plotësisht. Ka marrë përsipër të bëjë premtime të mëdha. Por duhet të mbaj ritmin deri në moshën 31 vjeç, ku ka terren të sigurtë”, është përgjigja e Meri Gjini për nënën./vizionplus.tv