Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blinken ateron në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Shqipëri.

Avioni i tij ateroi në Aeroportin e Rinasit, ku pas pak do të pritet nga kryediplomati shqiptar, Igli Hasani.

Blinken po ashtu do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Vizita e Blinkenit në Shqipëri është në kuadër të një udhëtimi dyditor. Ai pas Shqipërisë do të marrë pjesë Konferencën e Sigurisë së Munihut, së bashku me nënpresidentin amerikane Kamala Harris, e cila do të mbajë fjalimin kryesor.

Në Gjermani, Blinken pritet të përqendrohet në mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin rus, si dhe pritet të diskutojë për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe tensionet e rritura në Ngushticën e Tajvanit.