Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

VIDEO/ E pazakontë në Big Brother! Romeo ‘heq’ të mbathurat dhe i futet Rozës në krevat

Një situatë e pazakontë ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP 3 mbrëmjen e djeshme, me protagonistë Romeo Veshajn dhe Roza Latin. Romeo në bashkëpunim me Fationin kanë thurur një truk, duke pretenduar se aktori do t’i futej Rozës në shtrat pa të mbathura. Me terezi, Romeo ka mundur të futet në krevat dhe më pas ka sinjalizuar Fationin të lajmëronte Rozën për ndodhinë.

Moderatorja e tmerruar nga ideja ka vrapuar për te krevati, por pa rezultat. Romeo i ka fluturuar tutje mbi kokë njëpalë të bokse, duke pretenduar se ndodhej në shtrat lakuriq. Me ta parë, Roza mes bërtimash i bërë thirrje që të ndalej, mirëpo Romeo ka qenë i vendosur në lojën e tij ndaj moderatores e cila një ditë më parë i kishte bërë benë se po të guxonte të hynte në krevat do të përballej me bishën brenda saj. Në një moment ai ka rrëmbyer jastëkun e moderatores duke e vendosur në mes të shalëve.

Roza: O Zot, nuk mund ta besoj.

Romeo: Ky është jashtëku jot. Mos, më lërë të fle tani.Natën.

Roza: Sille. Sille jashtëkun tim.

Fationi: Ata u takuan tani.

Romeo: Natën shpirti, mosss. Mos i fut duart. A më the që nuk e kishe problem.

Roza: Unë e kisha problem.

Romeo: Jo ti më the që do të fus duart tani këtej dhe se nuk e kishte problem.

Duke qenë se nuk mund të shpëtonte dot jastëkun e saj, Roza ka shpërthyer në ulërima duke i nxjerrë inatin Romeos dhe qëlluar atë me shuplaka. Në kundërpërgjigje aktori e ka sfiduar që nëse mundej të zhvishej dhe të futej edhe ajo me të në krevat.

Romeo: Mos, por jo mos se s’ka problem. Se mos heqësh batanijen. Do jastëkun, merre jastëkun. Merre shpirti. A do vish? Hajde. A vjen dot? Nuk vjen dot.

Roza: Unë s’vij dot? Unë s’vij dot?

Romeo: Futu, futu. Futu moj. Hajde.

Roza: Aaaa, nuk mund ta besoj. Nuk mund ta besoj. Romeo Veshaj, e more jashtëkun tim dhe e fute në mes këmbëve vëlla. E bëre vërtetë ti?

Romeo: A do futesh sepse më the që do të futesh. Futu që të shikojnë edhe këta që ti nuk ke frikë.

Roza: Po nuk futem dot kështu unë.

Romeo: Mirë zhvishu dhe futu. Ika unë natën. Po deshe futu, po deshe fli në divan.

Vesa: Roza a the po qe se erdhi Romeo Veshaj në krevatin tim, çfarë do ti bëj unë nuk e di ai. Se njeh bishën time.

Rike: Ehh të gjithë thonë ashtu.

Romeo: Kam një propozim, a do të ndryshojmë krahë?

Roza: Joooo, ik andej.

Moderatorja nuk e ka lejuar Romeon t’i zinte krahun e krevatit, duke u ankuar se ai i hodhi të mbathurat mbi kokë.

Roza: Pse mi hodhe të mbathurat në kokë?

Romeo: Ndjes, ndjes. Ma pranon ndjesën? Sigurisht që ma pranon sepse më ke shokë krevati.

Roza: Mirë, mirë. Mirë, mirë. Nuk kam të brendshmet e duhura që të fle në shtrat kur kam vizitor mor vëlla.

I indinjuar me gjithçka ndodhi, Roza është përbetuar se ka për t’ja hequr jorganin Romeos gjatë natës duke e lënë cullak. Nga ana tjetër, aktori është shtirur sikur po reflektonte në të gjithë budallallëkun që sapo bëri, ndërsa në një moment pretendon se gjithë skena mund të afektojë Heidin.

Roza: Por, po s’ta ngrita jorganin gjatë natës.

Romeo: Po jo se do të shtrëngojë kështu që të mos e ngresh.

Roza: Ti do të më shtrëngosh mua? Por si? Pa brekë do të më shtrëngosh.

Romeo: A e shtypje ti, a mbështeteshe? Se ça po më thoshe…

Roza: Po mbështetem. Ah Rromeo, Rromeo.

Romeo: Kam frikë se do të më mërzitet Heidi po u fut kjo…

Roza: A e mendove këtë punë?

Romeo: E mendova, e mendova… Po budalla aman, ke parë budalla ti?

Fationi: E ka bërë qëllimisht.

Roza: Po qëllimisht e ka bërë, për të më ngritur mua nervat.

Më vonë, ka qenë Erjola që i ka dhënë fund lojës duke zbuluar se gjithçka ishte një rreng i organizuar nga Romeo në bashkëpunim me Fationin. Moderatorja vuri në dijeni Rozën se Romeo nuk ishte kurrësesi pa të mbathura dhe se aty po shtirej për show.