Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Gërvalla dhe Gallagher diskutojnë për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Vatikanit

 
   

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mbajtur një takim bilateral me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher.

Sipas njoftimit të ministrisë, përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, ishin temat kyçe të takimit mes ministres Gërvalla dhe sekretarit, Imzot Gallagher.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla e njoftoi Sekretarin Gallahgher rreth progresit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, zhvillimin ekonomik, situatën në Ballkanin Perëndimor etj.

Po ashtu u diskutua edhe për proceset integruese nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.