Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biden letër Osmanit për pavarësi: Përkrahim dialogun e BE-së për marrëveshje gjithëpërfshirëse, si hap drejt njohjes eventuale reciproke

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dërguar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Biden ka thënë se SHBA e mbështet një Kosovë multi-etnike dhe të integruar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

Presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se SHBA përkrah dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë si një hap përpara drejt njohjes eventuale reciproke.

Gjithashtu Biden ka kërkuar që Kosova të përmbush të gjitha obligimet në dialog, përfshirë edhe ato nga të kaluara që janë arritur në kuadër të dialog.