Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Macron uron Osmanin: Kosova do të jetë brenda Bashkimit Evropian

Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë s së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Sipas komunikatës nga zyra e presidencës thuhet se Macron pas urimit, presidentes i tha se Kosova do të jetë brenda BE-së, përcjell Klankosova.tv.

“Në letrën e urimit dërguar Osmanit, Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian”.