Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nami” në Bolivi, vihet në pranga shqiptari, kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës

Policia boliviane ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar i identifikuar si Loren Hyseni, i cili dyshohet si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.

Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave që u vranë në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguajan, një shqiptar dhe një bolivian.

Subjektet u kapën gjatë një sërë bastisjesh, me qëllim kapjen e atyre që dyshohet se ishin përgjegjës për vrasjen e dy personave gjatë ditëve të karnavaleve në San Ignacio de Velasco.