Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazeta franceze: Kurti afër fitores në betejën për kontrollin e veriut

 
   

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan gazeta franceze “Le Monde“.

Në një artikull të publikuar në këtë gazetë përmendet protesta e 12 shkurtit e serbëve të  veriut, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit serb.

“Kryeministri, Albin Kurti, ëndërron të detyrojë rreth 100 mijë serbët e këtij vendi të vogël ballkanik, me shumicë të madhe shqiptare, të përdorin më në fund monedhën zyrtare në fuqi, euron”, thuhet në këtë artikull.

Tutje aty thuhet se serbët e Kosovës kanë shpërfaqur një zemërim ndaj siç thuhet në artikull përpjekjes së Kurtit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së ushtruar ‘de facto”, nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.

Sipas gazetes franceze, “nacionalisti 48 vjeçar i majtë shqiptar”, po ia del aty ku kanë dështuar të gjithë paraardhësit e tij: t’i japë fund mbikëqyrjes së ushtruar de facto nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në këto katër komuna në veri të këtij qyteti të ndarë.

Le Monde rikujton se serbët atje kanë refuzuar ta njohin sovranitetin e Kosovës e cuila po përgatitet të festojë, të shtunën, gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së saj.